Kushtet e blerjes
Me porositjen e produkteve ose shërbimeve nga Mr. New Life, Ju konfirmoni që i keni lexuar, kuptuar dhe jeni dakord të jeni të detyruar nga këto Kushte të blerjes dhe nga politikat e tjera të përmendura.
Këto Kushte, së bashku me Politikën tonë të privatësisë, janë të vlefshme gjatë aksesimit dhe përdorimit të dyqanit tonë online, si dhe blerjes së produkteve dhe shërbimeve të porositura përmes faqes në internet Mr. New Life ose të paguara me transfer bankar.
Nga Ju do të kërkohet pëlqimi juaj i shprehur që keni rënë dakord me këto Kushte përpara se të filloni të ndiqni materialin edukativ në faqen e internetit të Mr. New Life.
Hyrje
Ju lutemi lexoni me kujdes këto Kushte të blerjes.
Nga Ju do të kërkohet pëlqim i shprehur që jeni dakord me këto Kushte të blerjes online para se të mund të filloni ndjekjen e materialit edukues në faqen tonë të internetit.
Interpretimi i termave
Në këto Kushte të blerjes, “ne” do të thotë Maksimum Marketing DOOEL – Shkup (“ne” dhe “tanët” do të interpretohen në përputhje me rrethanat); dhe “Ju” do të thotë blerësit tanë ose blerësit e mundshëm të shërbimeve (“Juaji/Juaj” do të interpretohet në përputhje me rrethanat).
Procesi i porosisë
Reklamimi i shërbimeve në faqen tonë të internetit përbën një “ftesë për të lidhur një kontrate shitblerjeje”, ndërsa porosia juaj e shërbimeve përbën ofertë kontraktuale. Asnjë kontratë nuk do të hyjë në fuqi midis nesh dhe Jush si blerës, përveç nëse ne e pranojmë porosinë tuaj në përputhje me procedurën e përshkruar më poshtë.
Që të konsideroheni se keni lidhur kontratë për blerjen e shërbimeve nga ne, do t’ju duhet të ndërmerrni këto hapa:
- Ju duhet të shtoni cilindo shërbim që dëshironi ta ndiqni / blini në shportën tuaj, e më pas të vazhdoni me pagesën;
- Pagesa mund të bëhet edhe me transfer bankar;
- Para se të konfirmoni porosinë, do të keni mundësinë të identifikoni nëse ka ndonjë gabim në të dhënat e futura nga ana juaj, duke rishikuar përmbajtjen e porosisë. Ju mund t’i korrigjoni gabimet përmes përditësimit të të dhënave në porosi dhe plotësimit të të dhënave tuaja;
- Pasi pagesa të përpunohet, ne do t’ju dërgojmë një njoftim fillestar me e-mail (adresë e postës elektronike);
- Menjëherë pasi të kontrollojmë nëse porosia juaj mund të përpunohet, ne do t’ju dërgojmë me e-mail (adresë e postës elektronike) një konfirmim zyrtar për porosinë (në atë moment porosia juaj do të bëhet një kontratë detyruese për të dyja palët);
Përveç kësaj, mund të kontaktoheni edhe me telefon në numrin e kontaktit të shënuar në porosinë tuaj.
Nuk do t’ju dorëzojmë një kopje të veçantë të këtyre Kushteve të blerjes online në lidhje me porosinë tuaj. Mund ta përditësojmë këtë version të Kushteve të blerjes online herë pas here dhe nuk garantojmë që versioni me të cilin jeni pajtuar do të mbetet i disponueshëm për t’u parë në faqen tonë të internetit.
Shërbimet
Të gjitha produktet dhe shërbimet tona të paraqitura në faqen tonë të internetit janë të disponueshme për blerje online, me anë të transferit bankar.
Çmimet dhe pagesa
Çmimet e shërbimeve janë të dhëna në faqen tonë të internetit.
Pagesa duhet të bëhet pas kërkesës të porosisë suaj. Ne mund t’i mbajmë shërbimet dhe/ose ta ndërpresim kontratën mes nesh nëse pagesa juaj nuk është kryer plotësisht.
Çmimet e paraqitura në faqen e internetit përfshijnë të gjitha taksat e vlerës së shtuar (kur është e zbatueshme).
Pagesa për të gjitha shërbimet duhet të bëhet duke ndjekur udhëzimet në faqen e internetit.
Çmimet e shërbimeve i nënshtrohen ndryshimeve në çdo kohë, por ndryshimet nuk do të ndikojnë në kontratat që janë në fuqi.
Rreth nesh
Shoqëri për marketing, tregti dhe shërbime Maksimum Marketing DOOEL – Shkup
Vostaniçka, 88 – ShkupLlogari rrjedhëse: 300-0000034998-93
Depozitar: Komercijalna Banka AD Shkup
E-mail kontakti (adresë e postës elektronike): office@mrnewlife.com
Garancitë tuaja
Ju na garantoni se:
- Jeni të aftë ligjërisht për të hyrë në kontrata detyruese dhe keni autorizim, fuqi dhe kapacitet të plotë për t’u pajtuar me këto Kushte të blerjes;
- Informacionet e dhëna në porosinë tuaj janë të sakta dhe të plota; dhe
- Do të jeni në gjendje ti pranoni shërbimet e dorëzuara.
Ju do të na dëmshpërbleni për të gjitha dëmet ose për çdo detyrim, humbje, dëmtim, kosto (duke përfshirë edhe kostot e avokatit dhe shumat e paguara në lidhje me ndonjë pretendim, padi apo kërkesë) të shkaktuara, drejtpërdrejt ose tërthorazi, për shkak të shkeljes suaj të ndonjë prej detyrimeve tuaja sipas këtyre Kushteve të blerjes online.
Fuqia madhore (forca madhore)
“Ngjarje e fuqisë madhore” do të thotë:
- Çdo ngjarje që është jashtë kontrollit të arsyeshëm;
Mospasja në dispozicion e burimeve, e burimeve njerëzore; - Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike, mosmarrëveshje industriale me palë të tjera, rregullativa shtetërore, zjarri, përmbytje, fatkeqësi, trazira civile, sulme terroriste ose luftë.
- Kur për shkak të forcës madhore nuk kemi mundësi t’i kryejmë detyrimet tona në përputhje me këto Kushte të blerjes, ato detyrime do të shtyhen për kohëzgjatjen e ngjarjes së forcës madhore.
Nëse ne bëhemi të vetëdijshëm për një rast të forcës madhore që shkakton, ose ka gjasë të shkaktojë, çfarëdo dështimi ose pamundësie për t’i kryer detyrimet tona në kuadër të këtyre Kushteve të blerjes, ne do t’ju njoftojmë menjëherë.
Ne do të marrim masa të arsyeshme për të zbutur pasojat e çdo ngjarjeje të forcës madhore.
Kufizimet e përgjegjësisë
Asgjë në këto kushte të shitjes nuk do të kufizojë ose përjashtojë përgjegjësinë tuaj ose tonën për: (i) vdekjen ose lëndimin personal të shkaktuar nga pakujdesia; (ii) mashtrim ose prezantim të rremë; ose ndonjë gjendje tjetër që është e paligjshme për t’u kufizuar ose përjashtuar ose për t’u përpjekur të kufizohet ose përjashtohet përgjegjësia.
Përgjegjësia jonë në lidhje me çdo shërbim të blerë nga Mr. New Life është rreptësisht e kufizuar në çmimin e blerjes së atij produkti;
Në asnjë rrethanë nuk do të jemi përgjegjës për çfarëdo humbjeje të të ardhurave, humbjeje biznesi, humbjeje fitimi apo kontratash, humbjeje kursimesh të parashikuara, humbjeje të të dhënave ose humbjeje të kohës menaxheriale ose kohës në zyrë, ose humbjen e vullnetit të mirë apo reputacionit; dhe
Nuk do të jemi përgjegjës për çfarëdo humbje që lindin nga një rast i forcës madhore.
Anulimi i Kontratës
Ne mund ta anulojmë kontratën për furnizimin e shërbimeve, të lidhur sipas këtyre Kushteve të shitjes, menjëherë me njoftim me shkrim drejtuar Jush, nëse Ju nuk e paguani në kohë dhe plotësisht ndonjë shumë që na detyroheni sipas cilësdo kontratë, ose nëse bëni ndonjë shkelje materiale të detyrimeve tuaja sipas cilësdo kontratë.
Pasojat e Anulimit
Pas anulimit të kontratës sipas nenit 9, do të pushojë detyrimi ynë për t’ju dorëzuar produktet dhe/ose shërbimet e porositura që nuk ishin dorëzuar në momentin e anulimit.
Dispozita të përgjithshme
Ne do t’i trajtojmë të gjitha informacionet tuaja personale që mbledhim në lidhje me porosinë tuaj në përputhje me kushtet e Politikës sonë të privatësisë.
Kontratat e lidhura sipas këtyre Kushteve të shitjes online mund të ndryshohen vetëm me shkrim dhe të nënshkruhen nga të dy palët. Ne mund t’i rishikojmë këto Kushte të shitjes herë pas here, por ndryshimet nuk do të ndikojnë në kushtet e kontratave që kemi lidhur tashmë me Ju.
Nëse ndonjë dispozitë e këtyre Kushteve të shitjes konsiderohet e pavlefshme ose e pazbatueshme nga një gjykatë kompetente, dispozitat e mbetura do të mbeten plotësisht në fuqi, ndërsa dispozita e tillë e pavlefshme ose e pazbatueshme, ose një pjesë e saj, do të konsiderohet e fshirë.
Ju nuk mund të ndani, tarifoni, lidhni nën-kontratë apo në asnjë mënyrë të transferoni ndonjë prej të drejtave apo detyrimeve tuaja që rrjedhin nga këto Kushte të shitjes. Çdo përpjekje nga ana juaj për veprimin e mësipërm do të konsiderohet e pavlefshme. Ne mund të autorizojmë, tarifojmë, lidhim nën-kontratë ose në ndonjë mënyrë të transferojmë çfarëdo prej të drejtave dhe detyrimeve tona që rrjedhin nga këto Kushte të shitjes në çdo kohë.
Çdo kontratë sipas këtyre kushteve të shitjes është bërë për dobinë e palëve në të dhe nuk synon të përfitojë ose të zbatohet nga ndonjë palë tjetër. E drejta e palëve për ta zgjidhur, ose për t’u pajtuar për ndonjë ndryshim, plotësim, heqje ose marrëveshje, nuk i nënshtrohet pëlqimit të asnjë personi që nuk është palë kontraktuese në kontratë.
Këto kushte të shitjes përmbajnë të gjithë marrëveshjen dhe mirëkuptimin midis palëve në lidhje me blerjen e shërbimeve nga faqja jonë e internetit dhe zëvendësojnë të gjitha marrëveshjet dhe paktet e mëparshme midis palëve në lidhje me blerjen e produkteve dhe/ose shërbimeve nga faqja jonë e internetit.
Këto kushte të shitjes do të rregullohen nga ligjet e R. Maqedonisë së Veriut dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lindin nga ose në lidhje me Kushtet të shitjes online, kompetent është Gjykata Themelore Shkup 2 Shkup.
Kthim, rimbursim dhe zëvendësim
Shërbimet që janë paguar një herë, ndërkohë që Ju keni marrë akses në platformën e të mësuarit, nuk i nënshtrohen rimbursimit ose zëvendësimit.
Të Drejtat dhe Detyrimet e Maksimum Marketing
- Të ofrojë akses në materialet e plota për ndjekjen e Programit në formë elektronike;
- Të ofrojë udhëzime të plota për përvetësimin sa më të shpejtë të materialit dhe zbatimin përkatës të metodave të Mr.New Life;
- Ndihmë për përdorimin e mundësisë së pjesës së Programit Affiliate të Mr. New Life;
- Të ofrojë mbështetje teknike përmes telefonit, e-mail-it si dhe fizikisht në zyrat tona;
Të Drejtat dhe Detyrimet e përdoruesve të Mr.New Life
Përdoruesi detyrohet të:
- Shlyejë shumën e rënë dakord për Mr. New Life;
- Para se të fillojë punën, të ndjekë me kujdes Kursin 01, Kursin 02 dhe Kursin 03 me shënime të plota për çdo mësim dhe të gjitha shënimet (të paktën 20 faqe A4) t’i dërgojë në adresën e e-mail-it support@mrnewlife.com;
- Pasi të ketë përfunduar shënimet, të dërgojë një kërkesë në adresën e e-mail-it support@mrnewlife.com për caktimin e një mentori;
- Të ofrojë mbështetje teknike, përmes telefonit, e-mail-it si dhe fizikisht në zyrat tona;
- Të ndjekë udhëzimet e dhëna nga mentorët;