Kushtet e blerjes
Me porositjen e produkteve dhe/ose shërbimeve nga Mr. New Life, Ju konfirmoni që i keni lexuar, kuptuar dhe jeni pajtuar të jeni të detyruar nga këto Kushte të blerjes dhe nga politikat e tjera të shënuara.
Këto Kushte, së bashku me Politikën tonë të privatësisë, janë të vlefshme gjatë aksesit dhe përdorimit të dyqanit tonë online, si dhe për blerjen e produkteve dhe/ose shërbimeve të porositura përmes faqes së internetit Mr. New Life ose të paguara me llogari bankare.
Nga Ju do të kërkohet pëlqim i shprehur që jeni dakord me këto Kushte përpara se të mund të filloni ndjekjen e materialit edukues në faqen e internetit të Mr. New Life.
Hyrje
Ju lutemi lexoni me kujdes këto Kushte të blerjes.
Nga Ju do të kërkohet pëlqim i shprehur që jeni pajtuar me këto Kushte të blerjes online para se të filloni ndjekjen e materialit edukues në faqen tonë të internetit.
Interpretimi i termave
Në këto Kushte të blerjes, “ne” i referohet Maksimum Marketing DOOEL – Shkup (“ne” dhe “tanët” do të interpretohen në përputhje me rrethanat); dhe “Ju” i referohet blerësve tanë ose blerësve potencialë të shërbimeve (“Juaji/Juaj” do të interpretohet në përputhje me rrethanat).
Procesi i porosisë
Reklamimi i shërbimeve në faqen tonë të internetit është një “ftesë për të bërë një kontratë shitblerjeje” dhe porosia juaj e shërbimeve përbën ofertë kontraktuale.
Asnjë kontratë nuk do të hyjë në fuqi mes nesh dhe Jush si blerës, përveç nëse ne e pranojmë porosinë tuaj në përputhje me procedurën e përshkruar më lart.
Që të konsideroheni se keni lidhur kontratë për blerjen e shërbimeve nga ne, do të keni nevojë të bëni këto hapa:
- Ju duhet të shtoni cilindo shërbim që dëshironi ta ndiqni/blini në shportën tuaj, e më pas të vazhdoni me pagesën;
- Pagesa mund të bëhet edhe me transfer bankar;
- Para se të konfirmoni porosinë, do të keni mundësinë të identifikoni nëse ka ndonjë gabim në të dhënat e futura nga Ju, duke rishikuar përmbajtjen e porosisë. Ju mund t’i korrigjoni këto gabime përmes përditësimit të të dhënave në porosi dhe plotësimit të të dhënave tuaja;
- Pasi pagesa të përpunohet, ne do t’ju dërgojmë një njoftim fillestar me e-mail (adresë e postës elektronike);
- Menjëherë pasi të bëjmë verifikimin nëse porosia juaj mund të përpunohet, ne do t’ju dërgojmë me e-mail një konfirmim zyrtar për porosinë (në atë moment porosia juaj bëhet kontratë detyruese për të dyja palët);
- Përveç kësaj, Ju mund të kontaktoheni edhe me telefon në numrin e kontaktit të vendosur në porosinë tuaj.
Nuk do t’ju dorëzojmë një kopje të veçantë të Kushteve të blerjes online lidhur me porosinë tuaj. Ne mund ta përditësojmë këtë version të Kushteve të blerjes online herë pas here dhe nuk garantojmë që versioni me të cilin jeni pajtuar Ju, do të mbetet i disponueshëm për t’u shikuar në faqen tonë të internetit.
Shërbimet
Të gjitha produktet/shërbimet tona të prezantuara në faqen tonë të internetit janë të disponueshme për blerje online, si dhe në sportel.
Çmimet dhe pagesa
- Çmimet e shërbimeve janë dhënë në faqen tonë të internetit.
- Pagesa duhet të bëhet pas bërjes së porosisë suaj.
- Ne mund t’i mbajmë shërbimet dhe/ose ta ndërpresim kontratën mes nesh nëse pagesa juaj nuk kryhet plotësisht.
- Çmimet e paraqitura në faqen e internetit përfshijnë të gjitha taksat e vlerës së shtuar (kur është e aplikueshme).
- Pagesa për të gjitha shërbimet duhet të bëhet duke ndjekur udhëzimet në faqen tonë të internetit.
- Çmimet e shërbimeve i nënshtrohen ndryshimeve në çdo kohë, por ndryshimet nuk do të ndikojnë në kontratat që janë në fuqi.